19 December 2018
Home » Teknologji » Mediat Serbe: Telekom Srbija synon të bëhet lider rajonal me blerjen e Telekom Albania

Mediat Serbe: Telekom Srbija synon të bëhet lider rajonal me blerjen e Telekom Albania

Kompania shtetërore Serbe e telekomunikacionit Telekom Srbija ka hyrë në garë për të blerë operatorin e dytë celular më të madhe në Shqipëri Telekom Albania në pronësi të Deutsche Telekom raportoi media Serbe Vecernje Novosti ditën e sotme.

Telekom Albania zotëron 34% të tregut me mbi 1 milion abonentë krahasuar Vodafone me 1.34 milion abonentë dhe 48% të tregut dhe ALBtelecom me 0.5 milion abonentë ose 16% të tregut.

Javën e kaluar Monitor raportoi se Telekom Albania ishte në shitje dhe kompanisë ishin afruar investitorë grekë dhe bullgarë.

Megjithatë lajmi i bujshëm erdhi nga KlanTv që tha se Telekomi i Serbisë ishin në mesin e ofertuesve dhe madje kishte dhënë më shumë se rivalët.

Krahas Telekom Srbija dy kompani të tjera janë në garë, grupi Çek PPF i cili bleu në fillim të vitit operacionet e Telenor në Evropën Juglindore dhe Telekomi Bullgar Vivacom.

Grupi Çek PPF operon në Malin e Zi, Serbi, Bullgari dhe Hungari nën markën Telenor falë një marrëveshjeje 2.8 miliardë euroshe.

Telekom Srbija është një prej kompanive të telekomunikacionit të vetme shtetërore në rajon dhe zotëron Telekom Srpske në Bosnie Hercegovinë dhe M:Tel në Malin e Zi.

Në 2015-ën qeveria Serbe kishte tentuar të shiste pjesën më të madhe të aksionet por refuzoi gjashtë oferta duke i cilësuar të ulëta.

Nga AMC tek Telekom Albania

Telekom Albania e nisi rrugëtimin në 1995 si një kompani shtetërore për tu privatizuar pesë vite më pas në 2000. Telekomi Grek OTE bleu 85% të aksioneve dhe kështu AMC u bë pjesë e markës Cosmote.

Në 2008-ën Deutsche Telekom bleu 25% të aksioneve të OTE dhe në 2009 u bë aksioneri më i madh duke rritur kuotën në 30%.

Kompania qëndroi nën markën AMC ashtu si të gjitha filialet e OTE në Ballkan. Atë kohë OTE zotëron 20% të aksioneve të Telekom Srbija të cilat i shiti për 380 milion euro Shtetit Serb.

Në 2015-ën një u duket se një epokë e re po fillonte për AMC-në. Në verën e atij viti u ribrandua në Telekom Albania ashtu si të gjitha operacionet e OTE me përjashtim të Cosmote në Greqi.

Të njëjtin fat pësoi edhe Telekomi i Rumanisë që u ribrandua nga Romtelecom në Telekom Albania.

AMC, tashmë Telekom Albania, filloi të ofronte shërbimet 4G po atë vit. Megjithatë fitimet e kompanisë nuk ishin ato të viteve të para.

Në 2017-ën të gjithë operatorët raportuan humbje dhe Telekom Albania nga operatori i parë për nga numri i abonentëve në 2007-ën tashmë ishte zëvendësuar nga Vodafone i cili në 2016-ën kontrollonte 51% të tregut për të rënë në 48% në 2017-ën.

Rënia e Telekom Albania është dëshmuar edhe nga tkurrja e investimeve. Në 2015-ën me hyrjen e 4G-së të tre operatorët investuan shuma të mëdha në infrastrukturë me Telekom Albania që kryesonte me 1,99 miliardë lekë ndjekur ngaVodafone me 1.44 miliardë lekë dhe ALBtelecom me 1,21 miliardë lekë.

Në 2016-ën pati rënie të ndjeshme në 783 milion lekë nga Telekom Albania, 938 milionë lek nga Vodafone dhe 344 milionë lekë nga ALBtelecom.

2017-ta vijoi me rënie për Telekom Albania në investime me 566 milionë lek të investuara. Sakaq Vodafone ka investuar plot 2,309 miliardë lekë ndërsa ALBtelecom vetëm 82 milionë lekë.

Të ardhurat gjithashtu reflektojnë të njëjtën situatë.

Për herë të parë që nga vitimi 2001, fitimet e kompanisë por edhe rivalit kryesor Vodafone treguan vlera negative.

Në fund të 2017-ës tregu kishte 3,46 milion përdorues aktivë një rritje me 3% krahasuar me 2016-ën numri i thirrjeve dalëse ra me 2.6% ndërsa volumi i internetit të konsumatuar u rrit me 71.6%. /PCWorld Albanian

The post Mediat Serbe: Telekom Srbija synon të bëhet lider rajonal me blerjen e Telekom Albania appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Hakerët godasin The Wall Street Journal në mbështetje të PewDiePie

Mëngjesin e së Martës hakerët goditën The Wall Street Journal duke postuar një shkrim të ...