Home » Teknologji » Më në fund Fortnite për Android i disponueshëm për të gjithë përdoruesit

Më në fund Fortnite për Android i disponueshëm për të gjithë përdoruesit

Nëse keni pritur prej kohësh të shtini në duar Fortnite për Android, ju japim lajmin e mirë se ky moment ka ardhur.

Sot Epic tha se versioni Android i lojës shumë popullore është i disponueshëm për të gjithë që kanë “një pajisje të përshtatshme” dhe nuk keni më nevojë për një ftesë për të luajtur.

Listën e plotë të telefonëve Android të që mund të luajnë lojën e gjeni në sajtin e Epic.

Fortnite në Android mbërriti në muajin Gusht ekskluzivisht për telefonët Samsung përpara se të ofrohej për të gjithë pak ditë më pas.

Ndryshe nga lojërat e zakonshme Android që i shkarkoni në Play Store me Fortnite nuk funksion kështu.

Ju duhet të ndiqni udhëzimet në këtë lidhje për ta instaluar lojën. Telefonët e vjetër nuk kanë për ta “pëlqyer” lojën. /PCWorld Albanian

The post Më në fund Fortnite për Android i disponueshëm për të gjithë përdoruesit appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që ...