Home » Teknologji » Me lançimin e fotove 3D Facebook premton demokratizimin e përmbajtjeve VR

Me lançimin e fotove 3D Facebook premton demokratizimin e përmbajtjeve VR

Ditën e Enjte rrjeti social më popullor në botë Facebook erdhi me një premtim futuristik, atë të fotove 3D.

Një veçori e lajmëruar që nga konferenca e zhvilluesve F8 në Maj, rrjeti social tha se nga dita e sotme gradualisht do të bëhet e disponueshme për të gjithë.

Mjaft të realizoni një foto, të klikoni opsionin 3D Photos që shfaqet kur shkruani një status, të zgjidhni një foto portret dhe përdoruesit në desktop por edhe ata që zotërojnë një pajisje të realitetit virtual mund të hyjnë në botën 3D.

Jo vetëm që të gjithë përdoruesit mund ti shohin këto foto por edhe ti krijojnë.

Si funksionon e gjitha? Rrjeti social përdor inteligjencën artificiale për të krijuar nivele pamore reale.

Duke qenë se fotot portret krijojnë diferenca “parallax” inteligjenca artificiale ka mundësi të rikrijojë sfondin dhe atë çfarë gjendet pas objektit.

Për të krijuar fotot më të mira 3D me iPhone 7+, 8+, X ose XS, Facebook rekomandon që objekti duhet të jetë deri në 1.2 metër larg.

Lançimi i përmbajtjeve 3D shihet si një demokratizim i krijimit të përmbajtjeve VR. /PCWorld Albanian

The post Me lançimin e fotove 3D Facebook premton demokratizimin e përmbajtjeve VR appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që ...