21 September 2018
Home » Android » Mbi 600 milionë telefona Samsung në rrezik!!!

Mbi 600 milionë telefona Samsung në rrezik!!!

Samsung2

NowSecure  ka raportuar një dobësi kritike tek softueri i tastierës tek telefonat e serisë Samsung Galaxy. Nëse shpërthen, një piratë kibernetikë mund të fitojë akses tek telefoni, ta monitorojë atë në distancë, të instalojë viruse apo të vjedhë të dhëna personale. Mbi 600 milionë telefona inteligjentë Samsung, që kanë të instaluar tastierën SwiftKey, janë të ekspozuar ndaj kësaj dobësie.

Ryan Welton, specialist i sigurisë tek NowSecure, zbuloi se aplikacioni i instaluar SwiftKey mund të mashtrojë gjatë përditësimeve të shkarkimit të gjuhëve mbi një rrjet të pa koduar në një tekst të thjeshtë.

Kështu, mund të injektohet kodi me virus për të fituar kontroll mbi telefonin inteligjent. Sapo kodi siguron akses tek piratët kibernetikë, të dhënat e telefonit, mesazhet dhe gjithçka tjetër është i ekspozuar, dhe nuk kuptohet madje as nga vetë përdoruesi.

Samsung u informua që në nëntor të 2014-ës nga NowSecure për këtë dobësi, dhe kompania koreane raportoi se kishte marrë masat tek operatorët mobile në të gjithë botën. Megjithatë, ka akoma miliona pajisje Samsung me softuerin SwiftKey që janë të prekur nga kjo dobësi.

(itc media)

About Gent

Check Also

BTCUSD-hourly-chart-4.png

Rritet volumi tregtar, çfarë pritet të ndodhë me vlerën e Bitcoin?

Ditën e Enjte Bitcoin u rrit me 1.5% kundër dollarit Amerikan. Mbrëmjen e kaluar ra ...