Home » Teknologji » Mark Zuckerberg: Duam 1 miliard njerëz në realitetin virtual

Mark Zuckerberg: Duam 1 miliard njerëz në realitetin virtual

Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv i rrjetit social Facebook, ditë e sotme bëri publike planet e tij ambicioze duke kërkuar që realiteti virtual të jetë lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë.

“Ne kemi një objektiv,” tha Ai. “Duam 1 miliard njerëz në realitetin virtual.”

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një aktiviteti të mbajtur nga kompania e tij Oculus ku u prezantua edhe një pajisje e re e cila kushton 200 dollar, Oculus Go.

Kjo pajisje do të asistojë vizionin e Zuckerberg dhe do të jetë e disponueshme në shitje nga viti i ardhshëm.

“E ardhmja ndërtohet nga ata që besojnë se mund ta bëjnë më të mirë,” tha Zuckerberg gjatë fjalës së tij hapëse.

Ai tha se kompanisë i duhet të gjejë pikat e forta të realitetit virtual dhe këtë pritet të përmbushë Oculus Go. /CIO Albanian

The post Mark Zuckerberg: Duam 1 miliard njerëz në realitetin virtual appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Huawei ka shitur 6 milionë P20

Huawei lajmëroi se ka shitur 6 milionë telefonë P20 në mbarë botën. Kompania Kineze tha ...