Home » Teknologji » Macron: Franca duhet të sillet dhe mendojë si një startup

Macron: Franca duhet të sillet dhe mendojë si një startup

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tregoi vizionin e tij duke thënë ditën e Enjte se Franca do të bëhet një vend i cili sillet dhe mendon si një startup.

Duke folur në konferencën teknologjike Viva në Paris, Macron përsëriti disaherë se dëshiron të reformojë ligjet e punës duke u dhënë më shumë fuqi kompanive dhe korporatave.

Shteti duhet të sillet si një ofrues mundësish për inovatorët dhe sipërmarrësit u shpreh ai. Presidenti i Francës tha se do të hiqte taksën e luksit duke lënë vetëm taksën e pronës, e gjë e cila do të krijonte 30% më shumë kapital për bizneset.

“Kur një sipërmarrës arrin suksese të lart, ai damkoset dhe taksohet. Ky fenomen do të marrë fund me presidencën time,” u shpreh Macron.

“Franca do të bëhet kombi i startupeve,” vijoi ai më tej. Macron premtoi se 10 miliard Euro do të investohen në inovacion. /CIO Albanian

The post Macron: Franca duhet të sillet dhe mendojë si një startup appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni ...