Home » Teknologji » Lojërat Olimpike Dimërore në shënjestër të hakerave

Lojërat Olimpike Dimërore në shënjestër të hakerave

Kompania e sigurisë kibernetike McAfee, paralajmëroi se hakerat mundohen që të vjedhin informacionet e ndjeshme nga institucione në lidhje me Lojëra Olimpike Dimërore 2018 PyeongChang që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Korenë e Jugut.

Sipas lajmit në BBC, McAfee ka identifikuar se institucioneve të lidhura me Lojërat Olimpike PyeongChang, janë dërguar e-maile me përmbajtje malware (program i dëmshëm).

Kompania e sigurisë duke njoftuar se shumica e këtyre institucioneve sigurojnë infrastrukturë ose kanë një rol mbështetës në olimpiadë, theksoi se “Sulmuesit me këtë fushatë duket se kanë formuar një rrjet të madh”.

Nga McAfee thuhet se nga lexuesit e e-maileve kërkohet që të hapet një dokument në gjuhën koreane e dërguar nga një IP adresë në Singapor. Ndërkohë hakerat janë munduar që të mashtrojnë se e-mailet kanë ardhur nga Qendra Kombëtare Anti-terroriste e Koresë së Jugut.

Përgjegjësit ende nuk janë identifikuar, ndërsa thuhet se mund të rritet numri i sulmeve të lidhura me olimpiadat. /AA

The post Lojërat Olimpike Dimërore në shënjestër të hakerave appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...