21 September 2018
Home » Teknologji » Linja e re sjell ulje çmimi për modelet Inspiron 7000

Linja e re sjell ulje çmimi për modelet Inspiron 7000

Modelet e reja të laptopëve XPS 13 nga Dell së bashku me procesorët e rinj të gjeneratës së 8-të Intel prezantuar ditën e sotme, padyshim janë ndër më të mirët që mund të gjeni.

Linja e re e rifreskuar Inspiron 7000 në IFA e afirmon ekselencën e këtyre laptopëve.

Laptopët e rinj Inspiron 7000 kanë të gjithë dizajne 2n1. Plastika është hequr përgjithnjë në favor të një shasie prej alumini ndërsa ekrani ka korniza më të holla.

Modelet 13-inç dhe 15-inç kanë ekrane UHD opsionale. Dell gjithashtu ka përmirësuar harduerin e brendshëm për të mbajtur Inspiron kompetitiv me procesorët e fundit të gjeneratës së 8-të Intel dhe 8GB ose 16GB RAM.

Të tre modelet përmbajnë porta USB-C dhe porta ekrani.

Linja Inspiron fillon nga 879.99 dollarë për modelin bazë 13-inç dhe dalin në shitje nga data 2 Tetor. /PCWorld Albanian

The post Linja e re sjell ulje çmimi për modelet Inspiron 7000 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BTCUSD-hourly-chart-4.png

Rritet volumi tregtar, çfarë pritet të ndodhë me vlerën e Bitcoin?

Ditën e Enjte Bitcoin u rrit me 1.5% kundër dollarit Amerikan. Mbrëmjen e kaluar ra ...