Home » Teknologji » LG prezanton televizorin OLED TV 55”, vetëm 1mm “të trashë”

LG prezanton televizorin OLED TV 55”, vetëm 1mm “të trashë”

LG ka prezantuar një arritje të re dhe të jashtëzakonshme. Në fakt, kompania jugkoreane e ka prezantuar telefonin e saj të ri OLED TV i cili është vetëm 1mm i hollë, ose saktësisht 0.97 mm prej pjesës së përparme në atë të pasme.

Modeli i ri i televizorit me 55 inç është prezantuar në një ngjarje mediale në Korenë e Jugut. Siç mund të shihet, televizori i ri vendoset në mur në mënyrë shumë fleksibile sikurse një ngjitës i hollë prej magneti siç shumica i vendosin në frigoriferë.

Televizori i ri 55-inç OLED TV nga LG nuk është vetëm jashtëzakonisht i hollë dhe fleksibil, sepse i njëjti është gjithashtu shumë i lehtë dhe peshon vetëm 1.9kg.

Modeli aktual i televizorit të LG me 55-inç në OLED është 4.3mm i trashë, kështu që kompania ka prezantuar tani një avancim mjaft të rëndësishëm në këtë aspekt.(ict media)

tv lg 1mm

About Shpresa AL

Check Also

WhatsApp Business debuton në Android dhe është falas

Pas shumë kohësh pritje dhe testimesh pafund, bizneset mund të kenë versionin e tyre të ...

Leave a Reply