21 September 2018
Home » Teknologji » LG prezantoi telefonin e parë Android One, G7 One

LG prezantoi telefonin e parë Android One, G7 One

LG prezantoi G7 One, telefonin e parë Android One. Për nga karakteristikat e harduerit telefoni hyn në rangun e lartë me procesor Snapdragon 835 dhe ekran 6.1-inç 1440p marrë nga G7 ThinQ.

Megjithatë G7 One nuk ka sistemin e dyfishtë të kamerave me vetëm një sensor 16 megapiksel me hapje f/1.6 dhe frontale 8 megapiksel me hapje f/1.9.

Gjithashtu telefoni ka vetëm 4GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme me mbështetje për microSD.

Bateria e telefonit është 3,000 mAh.

LG thotë se telefoni do të ketë një çmim fantastike por ende nuk ka asnjë informacion.

Krahas tij kompania prezantoi edhe G7 Fit, një telefon i ngjashëm me G7 One por më i lirë me procesor Snapdragon 821, kamër më të ngadaltë dhe Android 8.1 Oreo.

LG thotë se ky telefon qëndron mes atyre të rangut të mesëm dhe të lartë. Telefonët do të prezantohen zyrtarisht në IFA në Berlin këtë javë. /PCWorld Albanian

The post LG prezantoi telefonin e parë Android One, G7 One appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BTCUSD-hourly-chart-4.png

Rritet volumi tregtar, çfarë pritet të ndodhë me vlerën e Bitcoin?

Ditën e Enjte Bitcoin u rrit me 1.5% kundër dollarit Amerikan. Mbrëmjen e kaluar ra ...