Home » Teknologji » LG do të prodhojë teknologjinë e Face ID për iPhone X e ardhshëm

LG do të prodhojë teknologjinë e Face ID për iPhone X e ardhshëm

Apple ka planifikuar një investim të rëndësishëm në LG Innotek për të siguruar furnizimin me module 3D për gjeneratën e ardhshme iPhone dhe iPad që nga ky vit raportoi uebsajti Korean i lajmeve The Investor.

Investimi i cili përllogaritet deri në 820 milion dollarë do të ndihmojë LG të prodhojë komponentët kyçe të teknologjisë revolucionare Face ID për iPhone e ardhshëm.

Modulet 3D të gjurmimit të prodhuara nga LG Innotek ku përfshihen edhe projektuesi i pikave dhe iluminatori, janë komponentë kyçe të kamerës TrueDepth të Face ID.

Investimi vjen në një kohë kur u raportua rifreskimi i linjës së iPhone X me një model Plus dhe një model të rangut të mesëm në 2018-ën dhe secili do të ketë Face ID.

Apple gjithashtu pritet të lançojë një model iPad Pro me Face ID këtë vit raportoi Bloomberg.

Kështu gjigandi Amerikan i iPhone do të shmangte problemet e përkohshme të furnizimit që pati vitin e kaluar me modulet 3D. /PCWorld Albanian

The post LG do të prodhojë teknologjinë e Face ID për iPhone X e ardhshëm appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...