16 December 2017
Home » Teknologji » LG do të prezantojë dy modele V30 ku njëri variant do të jetë “Plus”

LG do të prezantojë dy modele V30 ku njëri variant do të jetë “Plus”

Që LG V30 do të debutojë në fund të muajit kjo nuk është më lajm por që do të jenë dy modele, këtë nuk e priste askush.

Të paktën kështu shprehet media Koreane ETNews e cila thotë se flagshipi i radhës i LG do të janë në dy variante ashtu si iPhone dhe linja Galaxy S: LG V30 dhe LG V30 Plus.

Sipas burimit në fjalë ato do të ndahen në dy variante, 64GB dhe 128GB dhe mund të diferencohen nga njëri tjetri në teknologjitë audio dhe ngarkimit wireless.

Modeli “Plus” do të jetë ai i rangut të lartë dhe nuk ka dyshim se këto dy detaje do ti përkasin. Pritet që këtë vit V30 do të ketë sistemin Bang & Olufsen të audios.

Sipas ETNews të dy telefonët dalin në shitje më 15 Shtator për 700 dhe 875 dollar respektivisht. Burimi sugjeron se dy modelet do të kenë të njëjtin ekran, procesor, RAM, kamër, bateri dhe certifikim IP68.

Nëse çmimet janë të sakta atëherë blerësit e V30 Plus do të paguajnë 175 dollar më shumë për 64GB me shumë memorje, audio më të mirë dhe teknologjinë e ngarkimit wireless. /PCWorld Albanian

The post LG do të prezantojë dy modele V30 ku njëri variant do të jetë “Plus” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Microsoft lançon versionin zyrtar të rivalit të Twitch, aplikacionin Mixer

Në Tetor Microsoft publikoi një version beta të aplikacionit të ridizajnuar Mixer në iOS dhe ...