Home » Teknologji » Laptopi Surface është i pariparueshëm

Laptopi Surface është i pariparueshëm

Microsoft nxori në shitje ditën e djeshme laptopin e ri Surface, një prej produkteve më të vlerësuara falë balancës së duhur që ofronte mes fuqisë, portabilitetit dhe dizajnit.

Por sipas specialistëve të iFixit, laptopi gjithashtu ishte tejet i vështirë për tu riparuar. Ai nuk ka pothuajse asnjë vidhë dhe mënyra e vetme për të hapur kapakët e pasëm ishte përmes shqyerjes së alcantarës me forcë.

Më në brendësi edhe komponentët ishte akoma edhe më të vështirë për tu hequr. Tastiera është e vulosur dhe bordi qëndror është i mbuluar nga jastekë termalë.

Ekipi arriti në përfundimin gjithashtu se nuk mund të shkëputin baterinë pa hequr më parë disa komponentët të tjerë. Përfundimisht ky kompjuteri i ri merr vlerësimin më të ulët të riparimit me 0 pikë nga 10 pikë.

Ky vlerësim është edhe mëposhtë vlerësimi prej 1 pike që mori Surface Book. iFixit thotë se laptopi nuk është dizajnuar për tu riparuar dhe përdoruesit nuk kanë mundësi të shtojnë as RAM e as grafika. /PCWorld Albanian

The post Laptopi Surface është i pariparueshëm appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni ...