16 December 2017
Home » Teknologji » Ky aplikacion përdor inteligjencën artificiale për të menaxhuar postën tuaj elektronike

Ky aplikacion përdor inteligjencën artificiale për të menaxhuar postën tuaj elektronike

Çdo ditë në postën tonë elektronike marrim dhjetëra pse jo edhe qindra e-mail-e. Pavarësisht sesa i kujdesshëm jeni, nuk është e lehtë të menaxhoni postën tuaj e pse jo ta humbisni edhe nga kontrolli.

Kur të mbushet plot, padyshim do tu shpëtojnë e-mail-e të rëndësishme dhe ky është makthi i vërtetë i secilit prej nesh.

Pikërisht për këtë ekziston një aplikacion në Android dhe iOS i quajtur Astro. Ai ka një asistent virtual të integruar i cili u kujton që tu përgjigjeni e-mail-eve të miqve duke ju sugjeruar gjithashtu të hiqni qafe e-mail-et promocionale në të cilat jeni abonuar dhe nuk i hapni kurrë.

Në pamje të parë është si çdo aplikacion tjetër e-mail-i. Mesazhet janë të ndara në dy posta: Priority dhe Other. Aplikacioni ofron disa opsione për gjurmimin dhe leximin e mëvonshëm të e-mail-eve.

Deri në këtë pikë çdo është për mrekulli por magjia e vërtetë është asistenti dixhital. Ai ofron sugjerime për gjëra që duhet të bëni bazuar në mënyrën tuaj të ndërveprimit me postën elektronike.

Për shembull, Astro ju pyet nëse dëshironi të arkivoni automatikisht mesazhet nga dërguar specifik në rastin kur nuk keni ndërvepruar prej kohësh me atë kontakt.

Gjithashtu ju sugjeron të shtoni në listën “VIP” një kontakt me të cilin keni komunikuar vazhdimisht. Javën e kaluar aplikacioni shtoi integrimin e Slack, që do thotë se nuk keni pse të mbyllni tërë ditën në këtë platformë por të njoftoheni nga Astro. /PCWorld Albanian

Mund ta provoni në këto lidhje: Play Store dhe App Store

The post Ky aplikacion përdor inteligjencën artificiale për të menaxhuar postën tuaj elektronike appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Microsoft lançon versionin zyrtar të rivalit të Twitch, aplikacionin Mixer

Në Tetor Microsoft publikoi një version beta të aplikacionit të ridizajnuar Mixer në iOS dhe ...