14 December 2018
Home » Kuriozitete » Kush janë më të mençur Djemtë apo Vajzat? Ja studimi!?Ju si mendoni??

Kush janë më të mençur Djemtë apo Vajzat? Ja studimi!?Ju si mendoni??

Debati i madh se kush është më I mençur, mashkulli apo femra, tanimë ka përfunduar. Nuk ekziston diçka e tillë si një tru djali apo vajze, dhe nuk ka prova shkencore për ta dëshmuar se ata janë të “konfiguruar” ndryshe, sipas një eksperti.

Teoria “meshkujt janë nga Marsi dhe femrat janë nga Venera,” nuk ka argumentim shkencor. Truri ynë ndryshon nga rolet të cilat shoqëria na detyron t’i luajmë”, tha ekspertja neuro-shkencore Gina Rippon, profesoreshë në Universitetin Ashton në Birmingam të Britanisë.

Stereotipat si paaftësia e supozuar e femrave për t’i lexuar hartat apo mendimi se meshkujt janë të dobët në multitasking nuk ka lidhje me shkencën, shtoi Rippon. Ajo tha se meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm vetëm për shkak se bota në të cilën jetojmë inkurajon improvizim gjinor.

ee

“Ju nuk mund ta merrni një tru dhe të thoni: “ky është truri i një vajze, apo ky është truri i një djali”, në të njëjtën mënyrë që mund të thoni për skeletin. Ato duken të njëjta,” u citua ajo të ketë thënë për një artikull të “Daily Mail”.

Fakti se djemve dhe vajzave u janë dhënë lodra të ndryshme në bazë të gjinisë së tyre është ajo që krijon dallime gjinore brenda trurit, tha Rippon. Duke luajtur me një kukull Barbie në vend të një super-heroi, truri i vajzës është i programuar të bëhet më femëror.

ew

Më shumë theks duhet t’i vihet faktit se truri është në fakt një muskul dhe prandaj mund të ushtrohet në përputhje me atë që kërkohet të bëjë, konkludoi Rippon.(ict media).

 

About Argent Mata

Check Also

green-apple

87 % e operacioneve globale të Apple funksionojnë me energji të riciklueshme

Apple bëri të ditur se fabrikat e saj në Kinë operojnë që të gjitha më ...