14 December 2018
Home » Teknologji » Kuba për herë të parë ofron internet 3G për qytetarët por shumë pak mund të përballojnë koston

Kuba për herë të parë ofron internet 3G për qytetarët por shumë pak mund të përballojnë koston

Për herë të parë qytetarët e Kubës do të kenë akses në internet 3G. Operatori i telekomunikacionit Etecsa tha se qytetarët do të përfitojnë nga shërbimi nga dita e nesërme.

Deri tani ata kanë mundur të qasen në internet vetëm nga pika e aksesit Wi-Fi dhe internet kafetë ndërsa shërbimi 3G ka qenë i kufizuar vetëm për gazetarët shtetëror dhe bizneset e huaja.

Këtë javë pritet të ndryshojë por janë të paktë ata që mund të përballojnë koston e shërbimit.

Pakot e Etecsa variojnë nga 7 dollarë për 600MB deri në 30 dollarë për 4GB. Paga mesatare e 11.2 milion banorëve është afro 30 dollarë në muaj.

Internet kafetë u hapën për herë të parë në 2013-ën ndërsa në 2015-ën u lançuan pikat e para të aksesit Wi-Fi. /PCWorld Albanian

 

The post Kuba për herë të parë ofron internet 3G për qytetarët por shumë pak mund të përballojnë koston appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Sipas një raporti të fundit flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S10, do të mbërrijë ...