21 September 2018
Home » Teknologji » Konfirmohet procesori i parë 10nm Cannon Lake i Intel

Konfirmohet procesori i parë 10nm Cannon Lake i Intel

Procesori i parë Intel me arkitekturën 10 nanometër është konfirmuar. Bëhet fjalë për modelin Core i3-8121U me dy bërthama dhe katër procese bazuar në Cannon Lake.

Ky procesor pritet të shfaqet këtë vit në laptopët Lenovo sipas sajtit Gjerman Computer Base.

Vetë Intel e ka konfirmuar këtë lajm dhe një faqe produkti e procesorit në fjalë ekziston tashmë.

Procesori do të jetë i disponueshëm për laptopët ndërsa ende nuk ka asnjë lajm për procesorin e parë 10 nanometër për desktopët.

Cikli Tik-Tok i Intel është braktisur vite më parë. Që nga 2014-ta kur debutoi litografia 14-nanometër kemi parë tre gjenerata procesorësh me këtë arkitekturë: Skylake, Kaby Lake dhe Coffee Lake. /PCWorld Albanian

The post Konfirmohet procesori i parë 10nm Cannon Lake i Intel appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BTCUSD-hourly-chart-4.png

Rritet volumi tregtar, çfarë pritet të ndodhë me vlerën e Bitcoin?

Ditën e Enjte Bitcoin u rrit me 1.5% kundër dollarit Amerikan. Mbrëmjen e kaluar ra ...