Home » Teknologji » Komisioni Evropian do të gjobisë Google me 1 miliard Euro: Financial Times

Komisioni Evropian do të gjobisë Google me 1 miliard Euro: Financial Times

Bashkimi Evropian është gati të gjobisë gjigandin e motorit të kërkimit me një gjobë rekord prej 1 miliard Eurosh raportoi Financial Times.

Institucioni më i lartë Evropian akuzon kompaninë teknologjike për abuzim me pozitat dominiuese dhe promovim të shërbimeve të saj në kurriz të konkurrentëve citon hetimi i Komisionit Evropian.

Akuzat drejtohen në shërbimet e blerjeve, Android dhe Google AdSense. Sipas Financial Times në javë në vijim Komisioni Evropian do të dalë me një deklaratë e cila mund të gjobisë Google me 1 miliard Euro.

Pritet që kjo ngjarje të rrisë tensionet mes gjigandëve teknologjikë Amerikanë dhe regullatorëve Evropianë. Vitin e kaluar Apple u godit me një tjetër gjobë prej 13 miliard dollarësh nga Komisioni Evropian për praktikat taksative të kompanisë në Irlandë.

Në Nëntor të 2016-ës, këshilltari i përgjithshëm i Google argumentonte se Komisioni Evropian ka dështuar të adresojë rastin e Amazon, por jo të Google. /PCWorld Albanian

The post Komisioni Evropian do të gjobisë Google me 1 miliard Euro: Financial Times appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

unnamed-1.jpg

Samsung avancon më shumë në rang global me Galaxy Tab Active2 të përmirësuar, një tablet i optimizuar për bizneset

Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi sot Galaxy Tab Active2, një tablet i ri, i ndërtuar ...