Home » Teknologji » Kjo është më e mira e Samsung, Galaxy Note 9

Kjo është më e mira e Samsung, Galaxy Note 9

Çdo gjë që keni ditur përmes spekulimesh dhe raportimesh për Galaxy Note 9 tashmë është një realitet.

Në mesin e imazheve, videove promocionale, rrjedhjeve të informacioneve, në skenë u ngjit ditën e Enjte CEO i Samsung DJ Koh me telefonin në dorë.

Siç edhe pritej shumë pak ka ndryshuar estetikisht. Telefoni vjen me disa ngjyra të reja, një sensor të shenjave të gishtërinjve dhe një ekran i cili është vetëm një fraksion inç më i madh.

E gjitha duket se kombinon perfekt dhe do të kërkonim shumë nëse prisnim një dizajn radikal me çdo gjeneratë të re.

Versioni më i fundit i phabletit është i foksuar në themelet mbi të cilat është ndërtuar telefoni. Më shumë memorie, një kamër më e mirë dhe një S-Pen i përmirësuar së bashku me një bateri më të madhe.

Gjatë prezantimit Samsung i referohej linjës Note si marka inovative, nisur nga fakti se është telefoni tek i cili debutojnë risitë përpara se të gjejnë rrugën edhe tek modelet më të lira.

Nëse po kërkoni diçka të re nga telefoni, bateria 4,000 mAh mbase është ajo që prisnit më pak të konsiderohej e tillë.

Përdorim standard siguron jo më shumë se 24 orë gjetëgjatësie baterie dhe është rritja më e madhe që prej Note 7-ës që shpërthente vazhdimisht dy vite më parë.

S-Pen është një tjetër komponent i trajtuar me dashuri nga Samsung. Mbase risitë e saj janë më të mëdhatë që prej 2011-ës.

Përveç të rejave, S-Pen ka një Bluetooth të integruar i cili kërkon një bateri dhe Samsung ka menduar për të duke shtuar kapacitor që e karikon kur nuk është në punë.

Samsung thotë se bateri mban 30 minuta dhe duhen 40 sekonda për karikimin e plotë.

S-Pen i ri mund të përdoret për të kontrolluar kamerën, slidet dhe luajtjen e muzikës. Në Spotify dhe Google Play duke shtypja e butonit shërben për luajtjen dhe ndalimin e muzikës.

Kur aplikacioni i kamerës është i hapur, realizon foto. Po kamera?

  • E pasme: dy sensor me stabilizim optik
  • 12 megapiksel me kënd të gjerë dhe hapje F1.5/F2.4
  • 8 megapiksel telefoto F2.4 me zoom optik 2X dhe dixhital 10x
  • Frontale: 8 megapiksel me hapje F1.7

Ndryshime të mëdha po vinë edhe në këtë drejtim. Me Scene Optimizer telefon duke përdorur inteligjencën artificiale përpiqet të mësojë se çfarë objekti keni përpara kamerës.

Flaw Detection ju tregon se ku keni gabuar me foton.

Ekrani dhe performanca

Galaxy Note 9 ka ekran me madhësi 6.4 inç dhe rezolucion 2960×1440 piksel dhe dendësi pikselash prej 516ppi.

Telefoni fuqizohet nga një Snapdragon 845 shoqëruar nga 6 ose 8GB RAM. Memoria e brendshme është 128GB standard e nëse po kërkoni më shumë atëherë hyn në lojë varianti 512GB.

Me anë të një karte SD me kapacitet po 512GB, Samsung thotë se ju mund të kenë në duar telefonin e parë 1 terabajtësh. Kjo kartë kushton të paktën 350 dollarë.

Çmimi

Kohë përpara debutimit të Note 9, Samsung ka lënë të kuptojë se do të kushtojë më shumë.

Modeli 128GB kushton 999 dollarë ndërsa modeli 512GB plot 1,249 dollarë. Të dy dalin në shitje më 24 Gusht ndërsa porositë fillojnë nga dita e sotme.

Note 9 vjen në dy ngjyra, Blu Oqean dhe Purpurt Lavander. Mos harroni, telefoni ka portë për kufjet tradicionale 3.5 mm. /PCWorld Albanian

The post Kjo është më e mira e Samsung, Galaxy Note 9 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Screen_Shot_2018_08_20_at_9.04.20_AM.1534769604.png.jpg

Rripi i fitnesit Fitbit Charge 3 vjen sjell ekran dhe jetëgjatësi bateri më të mirë

Mbase industria e veshjeve elektronike sot është e përqendruar e gjitha në orët inteligjente si ...