Home » Teknologji » Kina ka mbyllur 13 mijë uebsajte në tre vitet e fundit

Kina ka mbyllur 13 mijë uebsajte në tre vitet e fundit

Kina ka mbyllur mese 13,000 uebsajte në tre vitet e fundit për shkelje të ligjeve vendase dhe shumica e njerëzve “mbështetin” përpjekjet e qeverisë për të pastruar aktivitetin online shkruante agjencia shtetërore Kineze e lajmeve Xinhua.

Qeveria ka aplikuar kontrolle të rrepta që kur erdhi në pushtet Xi Jinping 5 vite më parë.

Kritikët thonë se kjo bëhet për të kufizuar lirinë e shprehje dhe parandaluar kritikat ndaj partisë Komuniste në pushtet.

Por qeveria Kineze thotë se çdo vendi i botës rregullon internetin dhe masat e saj janë në mbrojtje të sigurisë kombëtare dhe stabilitetit social duke parandaluar edhe përhapjen e pornografisë e përmbajtjeve të dhunshme.

Plot 13 mijë uebsajte janë mbyllur dhe 10 milion llogari janë prekur. Qeveria nuk dha detaje lidhur me llogaritë por besohet se u përkasin rrjeteve sociale.

Mbi 90% të anketuarve kanë mbështetur përpjekjet e qeverisë për të menxhuar internetin ndërsa 63.% e tyre besojnë se vitet e fundit ka pasur një reduktim të ndjeshëm të përmbajtjeve të dhunshme online.

Kina është një prej vendeve me censurën më të ashpër online duke ndaluar aksesin në disa media botërore, motorë kërkimi e rrjete sociale ku përfshihen Google dhe Facebook. /PCWorld Albanian

The post Kina ka mbyllur 13 mijë uebsajte në tre vitet e fundit appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...