15 December 2018
Home » Software » Keni pirë shumë? Aplikacionet që ju ndihmojnë të lini pijen!!!!

Keni pirë shumë? Aplikacionet që ju ndihmojnë të lini pijen!!!!

Ndryshimi mes relaksimit, një nate të këndshme dhe dehjes, dhimbjes së të qënit xurxull janë disa pije alkoolike. Por si ta kuptojnë pijedashësit kur janë duke e tejkaluar masën?

Studimet tregojnë se njerëzit nuk janë shumë të mirë në vlerësimin e sasisë që pijnë. Të mbash një llogari mendore se sa ke pirë, apo të dish se çfarë përbën një ‘pije’ mund t’ju ngatërrojë.

Për këtë mendon smartphone-i juaj, sugjeron CNN.

“Smartphone-ët mund të gjejnë se sa pi dikush, sa shpejtë dhe sa lehtë”, thotë Danielle Ramo, asistent profesor i psikiatrisë në universitetin e Kalifornisë. Ai ka bërë disa studime mbi ndihmën që jep media dixhitale për njerëzit që kanë çregullime shëndeti, përfshi edhe alkoolistët.

“Aplikacionet e smartphone-ve janë mjaft premtues për shkak të gjithëpërdorimit të tyre dhe integrimit në jetën e njerëzve”, vijon Ramo.

Telefonat e zgjuar mund të jenë veçanërisht ndihmues për njerëzit që luftojnë alkoolizmin. Përveç monitorimit, disa aplikacioni ndihmojnë njerëzit me këshilla, bisedime direkte apo asistencë mjekësore.

“Studimet kanë treguar se ndërhyrjet e kompjuterizuara, si aplikacionet në smartphone, janë më të sakta në vlerësimin se sa alkool ka pirë dikush se sa ballë për ballë me një këshillues.

“The Alcohol Tracker” është një aplikacion falas në Android që përfshin edhe një test vetiak për matjen e alkoolit të quajtur, Alcohol Use Disorders Identification Test. Studiuesit e saj janë në Singapor dhe kanë ndërtuar një linjë mjaft ndihmëse për të kontaktuar me përdoruesit. Krijuesit e këtij aplikacioni thonë se mund të parandalojnë vdekjen e miliona personave që kanë probleme me alkoolin.

Dr. Ramo rekomandon një tjetër aplikacion A-CHESS, Addition-Comprehensive Health Enhancement Support System.  Ky aplikacion nuk është ende i vlefshëm për publikun e gjerë, por pjesëmarrësit që kanë përdorur këtë lloj trajtimi për alkoolizmin janë 65% më shumë të qëndrojnë esëll , se sa ata që nuk e kishin këtë aplikacion, sipas studimit.

Aplikacioni të tilla po bëhen gjithnjë e më popullore, dhe disa studiues tregojnë se ato kanë “përfitime domethënëse” për pacientët që luftojnë alkoolizmin, ashtu edhe për pijedashësit të cilët nuk duan të kalojnë kufirin, apo nuk e kuptojnë se kur duhet ta lënë.

“Është si të kesh terapistin tënd gjithnjë me vete”, thotë George Koob, drejtor i Institutit Kombëtar i Abuzimit me Alkoolin dhe Alkoolizmin, i cili nuk është përfshirë në asnjë studim. Por CNN thotë se jo të gjitha aplikacionet janë krijuar njësoj. Disa si The Alcohol Taker janë krijuar me vullnetin e mirë në mendje, ndëras pjesa më e madhe janë për argëtim, dhe jo për të ndihmuar personat që rrezikojnë nga alkooli.(ict media).

77

About Elton Vorfi

Check Also

Një tastierë virtuale në pëllëmbë të dorës???

Çfarë do të ndodhte nëse dora juaj do të punonte si një tastierë? Një studim ...