24 November 2017
Home » Teknologji » Kaspersky do të ofrojë kodin burimor të antivirusit për hetim

Kaspersky do të ofrojë kodin burimor të antivirusit për hetim

Kaspersky Lab, firma e njohur Ruse e sigurisë kibernetike për të cilin zyrtarët Amerikane kanë dyshime se përdoret nga Rusia për përgjimin e Amerikanëve, premtoi se të publikonte kodin burimor për hulumtuesit e pavarur.

Kompania tha ditën e Hëne se kjo lëvizje ishte pjesë e një nisme globale transparence me shpresën se do të shtojë besimin tek produktet e saj.

Kaspersky premtoi se do të ofronte kodin burimor të softuerit të kompanisë në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm por nuk specifikoi se cila është ajo kompani e cila do të kryejë hetimin.

Iniciativa vjen pas një numër raportesh se qeveria Ruse ka përdorur softuerët e sigurisë së Kaspersky si një mjet spiunazhi kibernetik.

Në fillim të Tetori, Wall Street Journal raportoi se softueri i antivirusit të Kaspersky është përdorur nga operativë Rusë të cilët në fshehtësi kanë skanuar kompjutera në mbarë botën dhe në SHBA në veçanti.

Nisur nga këto detaje të cilat dolën në dritë, disa klientë të Kaspersky ndaluan së përdorur produktet e firmës e në mesin e tyre ishte edhe Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare.

Kaspersky vazhdimisht ka mohuar akuzat për bashkëpunim me rrjetet qeveritare Ruse saqë themeluesit dhe ekzekutivi i kompanisë Eugene Kaspersky tha se kompania e tij është gjendur në mesin e një lufte gjeopolitike mes SHBA-së dhe Rusisë. /PCWorld Albanian

The post Kaspersky do të ofrojë kodin burimor të antivirusit për hetim appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Intel braktis BIOS në favor të UEFI në 2020-ën

Intel do të braktisë mbështetjen për sistemet BIOS në 2020-ën, një lëvizje e cila do ...