Home » Teknologji » Karta grafike më e shpejtë në botë AMD Vega Frontier Edition do të kushtojë 1,199 dollar

Karta grafike më e shpejtë në botë AMD Vega Frontier Edition do të kushtojë 1,199 dollar

Me debutimin e serive Intel Core X dhe procesorët AMD Ryzen, konkurrenca në procesorët desktop pritet të sjellë përfitime për konsumatorët.

Nëse flasim për grafikat, procesorët grafikë Nvidia GeForce dominojnë. Por adhuruesit e lojërave nuk kanë harruar arkitekturën e re Vega të AMD-së.

Detajet kanë munguar dhe e vetmja gjë që kemi parë në lidhje me këtë gjeneratë të re është modeli Frontier i dizajnuar për inteligjencën artificiale, 3D dhe informatikë cloud.

Sipas disa informacioneve të publikuara gjatë ditës së sotme, mësuam se Vega Frontier nuk do të jetë aspak i lirë. Konkretisht modeli me ajrim do të kushtojë 1,199 dollar ndërsa me ftohje të lëngshme 1,799 dollar.

Për kaq para, Vega Frontier premton 134 teraflops performancë, pothuajse 1 teraflops më shumë sesa grafika më e mirë e Nvidia, Geforce GTX Titan Xp.

Sipas AMD Vega Frontier është 70% më e shpejtë sesa Titan Xp. Por kompania thotë se grafikat Vega për lojtarët do të jenë edhe më të shpejta por nuk do të shfaqen përpara fundit të 2017-ës. /PCWorld Albanian

The post Karta grafike më e shpejtë në botë AMD Vega Frontier Edition do të kushtojë 1,199 dollar appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni ...