Home » Teknologji » Juria e ICT Awards 6 pranë kandidatëve të Prishtinës, nesër në Tiranë

Juria e ICT Awards 6 pranë kandidatëve të Prishtinës, nesër në Tiranë

Gara mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë dhe informacionit, Albanian ICT Awards, po shkon drejt mbylljes së një tjetër viti të suksesshëm dhe me më pak se dy javë nga finalizimi i edicionit të gjashtë, e gjithë vëmendja e komunitetit dhe kandidatëve është drejtuar nga juria.

Edicioni i këtij viti hapi siparin më 2 Shkurt në Tiranë, një aktivitet i cili me popullaritetin e tij afirmoi aspiratat e kësaj gare, atë të identifikimit dhe shpërblimit të shqiptarëve të sukesshëm në teknologji.

Mbrëmjen e së Premtes, 11 anëtarët e jurisë kryesuar nga Anila Hoxha Tollukçi, morën pjesë në një darkë të përbashkët në Prishtinë me ICTSmedia dhe partnerë të tjerë ku nderoi me pjesëmarrjen Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Luka.

Për tu krijuar lehtësira dhe kursyer lodhje kandidatëve të ICT Awards, këtë vit juria e ICT Awards do tu gjendet pranë kandidatëve me takime në Tiranë dhe Prishtinë.

Dhe ashtu ndodhi mëngjesin e ditës së Shtunë kur juria nisi punën në Kampusin e UBT-së në Prishtinë dhe secili prej aplikantëve pati mundësi të prezantonte projektin me të cilin synon njërin prej çmimeve të mëdha të kësaj gare.

Ditën e nesërme juria do të vazhdojë takimin e radhës dhe fjalën e tyre e kanë kandidatët nga Shqipëria të cilët do mund të prezantojnë projektet e tyre në Tiranë. Prezantimet do të mbahen pranë Hotel Xheko Carlsberg.

Takimi i parë i jurisë u mbajt më datën 2 Prill ku u firmos Deklarata e Konfidencialitetit, u përzgjodh kryesia e jurisë e cila u njoh me listën e aplikantëve si dhe u përcaktuan afatet e vlerësimit.

Mbi 100 aplikime janë dërguar këtë vit përmes ictawards.org. Risia e këtij edicioni është përfaqësimi i gjerë i cili kalon kufinjë e Shqipërisë dhe Kosovës, me aplikantë nga Stambolli, Milanoja, Londra, Kalifornia, Dublini dhe Bilbaoja.

27 Prill ICT Awards do të shpallë në një aktivitet Gala fituesit e garës në shtatë kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje i Vitit, Femra në ICT, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Siguri Kibernetike.

Sponsorët tradicionalë Fondacioni Dritan Hoxha, Banka Raiffeisen dhe Albvision janë pranë ICT Awards edhe këtë vit. Një rrjet i gjerë partnerësh dhe mbështetësish mbështetin këtë nismë prej disa vitesh.

Për çdo informacion rreth garës, kategorive, kritereve të vlerësimit dhe zhvillimeve më të fundit rreth garës, të interesuarit ftohen të vizitojnë faqen zyrtare ictawards.org.

Rreth ICT Awards VI

Ky eveniment, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, novatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së, puna e së cilëve përgjatë 2017-tës ka përmirësuar apo ndihmuar pozicionin e TIK-ut Shqiptar në rajon ose botë, si dhe ka kontribuuar drejt zgjerimit të sektorit biznesor të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia si një shtëpi botuese dhe lider në median e ndërlidhur me Teknologjinë e Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë (ICTS), kësaj radhe prezanton edicionin e 6-të vjetor kombëtar të evenimentit shpërblyes “Albanian ICT Awards VI” (ose “TIK Shpërblimet Shqiptare 6”).

The post Juria e ICT Awards 6 pranë kandidatëve të Prishtinës, nesër në Tiranë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

dscf0412-1024x681.jpg

Motorola prezanton katër telefonë buxhetorë

Marka e telefonëve tashmë në pronësi të Lenovo, Motorola, prezantoi katër telefonë të rinj buxhetorë. ...