Home » Teknologji » Ju prezantojmë me imazhin e parë të plotë të OnePlus 5

Ju prezantojmë me imazhin e parë të plotë të OnePlus 5

Pas publikimesh të vazhdueshme edhe nga vetë ekzekutivi i kompanisë, telefoni më i mirë i OnePlus për 2017-ën vështirë të konsiderohet mister nga kushdo.

Megjithatë paraqitjen më të mirë se askush besojmë se e ke Evan Blass me një foto të publikuar në rrjetin social Twitter.

Me një ngjashmëri të paprecedent me telefonin e gjeneratës së fundit të Apple, OnsPlus 5 ka vjedhur edhe konfigurimin në me dy kamera të iPhone 7 Plus.

Sipas The verge telefoni ka dy sensorë 20 megapiksel dhe 16 megapiksel me hapje f/1.7 dhe f/2.6 respektivisht.

@evleaks shkruante se OnePlus 5 fuqizohet nga procesori i konfirmuar Snapdragon 835 dhe të paktën 8GB RAM ka njëri prej konfigurimeve me 128GB memorje të brendshme.

Detajet e plota të telefonit do të publikohen më 20 Qershor. Pritet që telefoni të kushtojë mes 479 deri në 539 dollar. /PCWorld Albanian

The post Ju prezantojmë me imazhin e parë të plotë të OnePlus 5 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni ...