15 December 2018
Home » Apple » Ja si ka evoluar kamera e iPhone ndër vite!!!!

Ja si ka evoluar kamera e iPhone ndër vite!!!!

Fotografja dhe zhvilluesja e aplikacionit Camera + në pajisjet iOS, Lisa Bettany, ka krahasuar kamerat e të gjithë iPhone-ve që Apple ka krijuar ndër vite. Këtë vit, iPhone 6s krahasohet me paraardhësit e tij, iPhone 6, 5s, 5, 4s, 4, 3Gs, 3G dhe iPhone-in origjinal.

iPhone origjinal dhe iPhone 3G kanë të njëjtën kamerë, 2 megapikselë me sensorin për fokusim të fotos. Kamera tek iPhone 3GS është 3 megapikselë me vetë-fokusim. iPhone 4 ka kamerë 5 megapikselë, ndërsa tek iPhone 4s kamera është 8 megapikselë. Edhe iPhone-t pasues kanë të njëjtin rezolucion të kamerës, megjithatë ofrojnë veçori të tjera më të mira. Kështu iPhone 5 dhe iPhone 5s kanë 5 lenta dhe sensorë më të mëdhenj, ndërsa iPhone 6 ka veçorinë e vetë-fokusimit. Apple rriti rezolucionin e kamerës tek iPhone 6s. Ky telefon ka kamerë me rezolucion 12 megapikselë, prandaj dhe fotot bëhen më mirë me të.

Më poshtë mund të shihni se si fotot janë bërë më cilësore, me ngjyra më të mira dhe duken me qartë detajet.

aa

as

ad

About Argent Mata

Check Also

Microsoft prezantoi “vrasësin” e MacBook Air: Surface Pro 4 me ekran 12.3 inç dhe proçesor Intel Skylake!!!!

Kishte ardhur koha që Microsoft të përditësonte linjën e tabletëve dhe me sa duket zgjodhi ...