24 November 2017
Home » Software » JA Sfondi Zyrtar I Windows 10!!!!(video)

JA Sfondi Zyrtar I Windows 10!!!!(video)

Si ndodh me çdo version të Windows, Microsoft ka krijuar një sfond desktop posaçërisht për Windows 10. Ndërsa kompania kishte përzgjedhur Aurorën për Vistan dhe logon katër ngjyrëshe për Windows 7, sfond i Windows 10-tës shfrytëzon po të njëjtën logo por me një pamje tjetër.

Dhe kompanisë iu desh goxha punë për të ndërtuar këtë sfond sepse shfrytëzoi dy burime lazeri për të krijuar logon e Windows tërësisht nga rrezet e dritës.

Kompania vuri në përdorim teknika të kamerës, lazerave dhe projektorëve për të krijuar imazhin quajtur ndryshe “Heroi” i cili do të përdoret në miliona kompjutera me Windows 10.

Rezultati është një logo e errët mistike e cila rrezaton në skajet e saj. Përshtatet terësisht me temën e errët të Windows 10. Ky sfond i ri do të fillojë të shfaqet në kompjuterat me Windows 10 që nga data 29 Korrik.(ICT MEDIA).

1

 

About Gent

Check Also

Keni pirë shumë? Aplikacionet që ju ndihmojnë të lini pijen!!!!

Ndryshimi mes relaksimit, një nate të këndshme dhe dehjes, dhimbjes së të qënit xurxull janë ...