Home » Teknologji » Ja sesi të regjistroni ekranin tuaj duke përdorur VLC

Ja sesi të regjistroni ekranin tuaj duke përdorur VLC

Në një moment apo një tjetër, mund të keni nevojë të regjistroni video në desktopit tuaj. Ndoshta ju doni të kapni momentet më të bukura të një loje të preferuar, ose të mbani shënim hapat për një problem që keni. Ka shumë opsione të dedikuara për regjistrimin e ekranit, por ndoshta e keni një të tillë të instaluar, pa e ditur.

VLC Media Player, aplikacioni i famshëm i videove, ka edhe një opsion të fshehur. Ai mund të regjistrojë ekranin tuaj pa ndonjë softuer shtesë. Ja se si funksionon:

  1. Hapni VLC Media Player duke e kërkuar atë në menunë Start.
  2. Klikoni butonin Media dhe zgjidhni Convert/Save.
  3. Kaloni në skedën Capture Device. Këtu, ndryshoni kutinë nga Capture Mode në Desktop.
  4. Vendosni një numër kornizash për sekondë në kutinë Desired frame rate. Për regjistrimet bazike të ekranit, 15FPS duhet të funksionojë mirë. Nëse keni nevojë për një regjistrim me cilësi të lartë, provoni 30FPS. Një normë më e lartë nënkupton një regjistrim më të mirë, por një madhësi më të madhe skedari.

  1. Klikoni butonin Convert/Save për të hapur kutinë e ardhshme të dialogut.
  2. Zgjidhni Browse pranë kutisë Destination File dhe zgjidhni një vend për të ruajtur regjistrimin.
  3. Kliko Start pasi ta keni bërë këtë për të filluar regjistrimin. VLC do të regjistrojë gjithçka në ekran, pa asnjë tregues se po e bën këtë.

  1. Për të ndaluar regjistrimin, klikoni butonin Stop në ndërfaqen e VLC dhe automatikisht do të ruhet. Ju do ta gjeni në formatin MP4 në vendin e caktuar më përpara nga vetë ju.

Kjo është gjithçka që duhet për të bërë një regjistrim të shpejtë të ekranit tuaj. VLC nuk ofron veçori të përparuara si regjistruesit e dedikuar, por është mjaft e lehtë për t’u përdorur. Tani mund të ndani çfarë ndodhet në ekranin tuaj në çdo kohë- duke mos përdorur më kamerën e telefonit tuaj! /PCWorld Albanian

The post Ja sesi të regjistroni ekranin tuaj duke përdorur VLC appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Huawei ka shitur 6 milionë P20

Huawei lajmëroi se ka shitur 6 milionë telefonë P20 në mbarë botën. Kompania Kineze tha ...