15 December 2018
Home » Smartphones » Ja 10 telefonat më popullorë të javës!!!!Sigurisht i gjeni dhe prane dyqaneve tona!!

Ja 10 telefonat më popullorë të javës!!!!Sigurisht i gjeni dhe prane dyqaneve tona!!

Një tjetër javë ka kaluar dhe tani është koha për grafikun e përjavshëm të 10 telefonave më popullorë. Grafiku i 10 telefonave më trendi përmban një listë të pajisjeve që kanë pasur një shikueshmëri të lartë tek GSMArena. Grafiku përfaqëson interesimin e pjesës më të madhe të vizitorëve tek uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena.

Në listën e kësaj jave kemi disa ndryshime dhe një lider të ri- Motorola Moto X Play arriti të lërë pas telefonat inteligjentë të Apple-it dhe Samsung-ut, duke zënë vendin e parë të grafikut.

Në vend të dytë këtë javë gjejmë Samsung Galaxy J7, i cili ka qenë pjesë e listës për disa javë, por gjithmonë pozicionohej nga mesi i grafikut. Treshen e parë e plotëson Galaxy Note 5.

Më poshtë grafikut kemi vetëm telefonat inteligjentë të Samsung-ut, Apple-it dhe Motorola-së. Modelet Galaxy J5 dhe Grand Prime janë në vend të katërt dhe të pestë, pasuar nga iPhone 6s i Apple-it. Moto G (gjenerata e tretë) është në vend të shtatë, ndërsa Galaxy A8 në vend të tetë.

Lideri i grafikut për një kohë të gjatë, Galaxy S6, vazhdon të jetë akoma pjesë e listës, edhe pse është pozicionuar në vend të nëntë. Ndërsa listën e 10 telefonave më popullorë e mbyll iPhone 6.

1-3

4-6

7-9

10

About Argent Mata

Check Also

Ja cili është telefoni më i shitur i të gjitha kohërave!!!!

Me siguri po mendoni se iPhone është telefoni më i shitur i të gjitha kohëra. ...