14 December 2018
Home » Teknologji » Italia në alarm, një sulm kibernetik vjedh adresat e e-mail-it të gjykatësve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit

Italia në alarm, një sulm kibernetik vjedh adresat e e-mail-it të gjykatësve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit

Hakerë të panjohur kanë aksesuar mijëra llogari të certifikuara e-mail-i në Itali të cilat u përkisnin gjykatësve dhe zyrtarë të lartë qeveritarë në një sulm kibernetik realizuar në fillim të muajit Nëntor.

E-mail-et e certifikuara garantojnë identitetin e dërguesit, datën dhe orën e dërgimit dhe marrjes së një e-mail-i duke u dhënë një status ligjor.

“Ky ështës sulmi më i egër kibernetik që kemi pasur që nga Janari i këtij viti, por situata është nën kontroll,” u shpreh shefi i sigurisë kibernetike italiane Roberto Baldoni.

Sulmi mendohet të jetë realizuar më 12 Nëntor në një server në Romë i cili menaxhon llogaritë e e-mail-eve të administratës publike.

Hakerët mund të kenë aksesuar 500,000 llogari, ku 9,000 prej tyre u përkisnin gjykatësve dhe anëtarëve të agjencisë së sigurisë. /PCWorld Albanian

The post Italia në alarm, një sulm kibernetik vjedh adresat e e-mail-it të gjykatësve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Sipas një raporti të fundit flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S10, do të mbërrijë ...