Home » Teknologji » Ish ekzekutivi i Google thotë se pas një dekade do të kemi dy lloje interneti

Ish ekzekutivi i Google thotë se pas një dekade do të kemi dy lloje interneti

Eric Schmidt i cili ka shërbyer si CEO i Google prej vitesh parashikon se dekadën e ardhshme do të ketë dy lloje interneti: një udhëhequr nga SHBA-ja dhe një nga Kina.

“Mendoj se një më shumë sesa ndarje do të kemi të bëjmë me polarizim të internetit mes Kinës dhe SHBA-ve.

Nëse shikoni në Kinë, kompanitë që po marrin jetë dhe shërbimet që po ndërtohen, kanë gjeneruar pasuri marramendëse. Interneti në Kinë zë një hapësirë më të madhe në GDP-në e vendit sesa në SHBA.

Besoj që shumë shpejt kemi për të parë produktet dhe shërbimet të mrekullueshme nga Kina.

Rreziku i vërtetë qëndron tek censura dhe kontrolli, pikërisht këtu fillon edhe ndarja mes SHBA-së dhe Kinës,” tha Schmidt.

Schmidt ka shërbyer si CEO i Google që në 2001 kur mori drejtimin e kompanisë nga Larry Page deri në 2011-ën kur ky i fundit u rikthye.

Ai ngeli i kryetar i bordit drejtuar të Google deri në fillim të 2018-ës. /PCWorld Albanian

The post Ish ekzekutivi i Google thotë se pas një dekade do të kemi dy lloje interneti appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që ...