21 September 2018
Home » Teknologji » iPhone X SE mund të jetë telefoni që miliona përdorues kanë pritur

iPhone X SE mund të jetë telefoni që miliona përdorues kanë pritur

Këtë vit kur Apple të prezantojë tre iPhone X të rinj, më interesanti ngelet modeli buxhetor.

Një informacion i fundit rreth telefonit, konfirmon atë që kemi pritur prej kohësh, se ky do të jetë iPhone për të cilin ja vlen të shpenzosh apo të kursesh.

Menjëherë pas imazheve dhe informacione të publikuara javën e kaluar nga Mobile Fun, ky i fundit është rikthyer me një foto të re 3D të telefonit.

Burimi i Mobile Fun është prodhuesi i këllëfëve Olixar. Kjo kompani ka një histori të gjatë me publikimin e dizajnëve të telefonëve kohë përpara se të zbuloheshin zyrtarisht nëpërmjet reklamimit të këllëfëve.

Mund të përmendim iPhone X, Galaxy S9, Galaxy Note 8, Galaxy Note 7 dhe iPhone 7.

Çfarë na tregon imazhi? Ky mund të jetë iPhone X të cilin miliona përdorues e kanë pritur prej kohësh.

Ai shfaq një telefon i bazuar në platformën e iPhone SE por me pjesë të pasme prej xhami dhe ekran të stilit të iPhone X me Face ID.

Megjithatë mbetet për tu parë nëse ky ëstë një iPhone SE2 5-inç apo iPhone X SE. /PCWorld Albanian

The post iPhone X SE mund të jetë telefoni që miliona përdorues kanë pritur appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Fitimi i Samsung nga çipet e memorie do të bjerë në 2019-ën

Rënia e kërkesës për çipe memorie ka bërë një Samsung të ndryshojë strategjinë për vitin ...