20 February 2019
Home » Teknologji » iPhone-t e rinj sjellin teknologjinë e-SIM por vetëm nënte vende e ofrojnë këtë shërbim

iPhone-t e rinj sjellin teknologjinë e-SIM por vetëm nënte vende e ofrojnë këtë shërbim

Modelet e reja iPhone XS dhe XS Max vinë me dy karta SIM. Në Kinë ky konfigurim ofrohet përmes dy kartave fizike ndërsa jashtë Kinës njëra prej tyre është e-SIM.

Por vetëm nëntë vende të botës ofrojnë mbështetje për këtë teknologji dhe ato janë: Austria, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Gjermania, Hungaria, India, Spanja, Britania dhe SHBA-ja.

Kartat elektronike eliminojnë nevojën për një fole fizike për katat SIM. Përkundrazi ato janë karta SIM të integruara dhe mjafton që operatori të ofrojë mbështetje për teknologjinë.

Fillimisht kjo teknologji u soll tek Apple Watch Series 3 duke hedhur mundësinë që iPhone do të jetë destinacioni i radhës.

Ndërsa adoptimi global i e-SIM është i vogël, lançimi i pajisjeve me këtë teknologji mund ti detyrojë operatorët ta adoptojnë. /PCWorld Albanian

The post iPhone-t e rinj sjellin teknologjinë e-SIM por vetëm nënte vende e ofrojnë këtë shërbim appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Nga sot të gjithë zhvilluesit mund të regjistrojnë sajtet personale dhe projektet me domainin .dev

Ndërsa numri i domaineve .com të disponueshme vijon të reduktohet, domaine alternative kanë filluar të ...