20 February 2019
Home » Teknologji » iPhone-ët e rinj do të kushtojnë deri në 33% më shtrenjtë në Evropë krahasuar me SHBA

iPhone-ët e rinj do të kushtojnë deri në 33% më shtrenjtë në Evropë krahasuar me SHBA

Një gjë e sigurtë me debutimin e iPhone-ve të rinj këtë vit ishte çmimi i tyre edhe më i lartë sesa paraardhësit.

Ditën e djeshme Apple prezantoi tre iPhone me ekrane pa skaje dhe modeli më i shtrenjtë iPhone XS Max 512GB kushton plot 1,449 dollarë.

Megjithatë krahasuar me vendet e tjera të botës, këto çmime janë vetëm për SHBA-të.

Ndërsa në vende si Japonia qytetarët do të paguajnë 2% më shumë sesa Amerikanët, në vende si Gjermani kostoja e një iPhone XR, XS dhe XS Max 33% më e lartë sesa në Shtetet e Bashkuara.

Evropa duket të jetë vendi më i prekur sepse edhe Britania do të paguajë deri në 30% më shumë sesa SHBA për një iPhone.

Po Shqipëria sa do të paguajë? /PCWorld Albanian

The post iPhone-ët e rinj do të kushtojnë deri në 33% më shtrenjtë në Evropë krahasuar me SHBA appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Nga sot të gjithë zhvilluesit mund të regjistrojnë sajtet personale dhe projektet me domainin .dev

Ndërsa numri i domaineve .com të disponueshme vijon të reduktohet, domaine alternative kanë filluar të ...