Home » Teknologji » Inteligjenca artificiale lexon mendimet

Inteligjenca artificiale lexon mendimet

Teknologjitë e inteligjencës artificiale bëhen gjithnjë e më të sofistikuara e tashmë mund të lexojnë dhe mendjen e njeriut.

Një grup shkencëtarësh japonezë ka zhvilluar një sistem që nisur nga valët e trurit njerëzor është në gjendje të gjejë pamje të asaj çfarë personi po sheh apo kujton, qofshin këto objekt, kafshë apo dhe simbol apo shkronjë alfabeti.

Rezultati është fryt i një pune të një ekipi të drejtuar nga universiteti i Kyoto dhe është publikuar në platformën shkencore BioRxiv.

Modeli, thekson grupi shkencëtarëve, ishte i programuar vetëm për pamjet natyrale, dhe më pas arriti të ndërtojë dhe forma artificiale, duke treguar se është realisht në gjendje të gjenerojë pamje të aktivitetit të trurit, dhe jo thjesht “ti gjej” shembujt. /Top Channel

The post Inteligjenca artificiale lexon mendimet appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

WhatsApp Business debuton në Android dhe është falas

Pas shumë kohësh pritje dhe testimesh pafund, bizneset mund të kenë versionin e tyre të ...