16 December 2017
Home » Teknologji » Inteligjenca artificiale e startupit të Elon Musk mund kampionët e botës në Dota 2

Inteligjenca artificiale e startupit të Elon Musk mund kampionët e botës në Dota 2

Gjatë turneut vjetor Dota 2 të organizuar Valve, suprizë ishte lojtari më i mirë në botë, një robot nga startupi i inteligjencës artificiale të Elon Musk.

Inxhinierët e startupit thanë se robotit ju deshën dy javë mësim dhe trajnim për të mundur kampionët e botës në Dota 2.

Musk reagoi në Twitter me entuziasëm për një ngjarje e cila është e paprecedent kur një robot mund një lojtarë profesionist në botën e esporteve.

Ndërsa demonstrimi ishte i kufizuar vetëm në disa variabla të lojës, ende është suprizë të shohim teksa kampioni i Dota 2 Danylo Ishutin të humbasë përballë një roboti.

Sipas tij nisur nga mënyra e lojës roboti më tepër sesa njeri të ngjan me çdo tjetër. Dota 2 është një lojë shumë komplekse kur ekipe prej 5 lojtarësh mësyjnë bazat e njërit tjetrit për ti shkatërruar.

Sa i përket startupit të Elon Musk, OpenAI është një nismë e cila kërkon të parandalojë shkatërrimin e botës nga inteligjenca artificiale, një shqetësim që Musk e ka ngritur prej kohësh.

Madje në një pikë atij tallej me Zuckerberg (http://bit.ly/2hkacWe) lidhur me inteligjencën artificiale.

The post Inteligjenca artificiale e startupit të Elon Musk mund kampionët e botës në Dota 2 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Microsoft lançon versionin zyrtar të rivalit të Twitch, aplikacionin Mixer

Në Tetor Microsoft publikoi një version beta të aplikacionit të ridizajnuar Mixer në iOS dhe ...