19 December 2018
Home » Teknologji » Instagram teston një mënyrë të re shfletimi

Instagram teston një mënyrë të re shfletimi

Mënyra sesi shfletoni në historitë e Instagram me shumë gjasa do të bëhet në mënyrën e vetme sesi navigoni nëpër postimet e rrjetit social të fotografisë.

Një imazh një publikuar në internet që ngjan me një screenshot të Instagram thotë: “Prekni postimet ashtu siç veproni me historitë.”

Për TechCrunch Instagram konfirmoi se po kryen disa testime duke implementuar stilin e historive edhe në seksionin “Explore.”

Në lidhje me implementimin e saj në faqen kryesore, Instagram tha se aktualisht kjo nuk është në planet e kompanisë.

Ky stil i zhvilluar nga Snapchat, thjeshtëson mënyrën e shfletimit me vetëm një prekje të ekranit.

Gjithashtu përdoruesit do të shohin postime me ekran të plotë pa qenë nevoja të zmadhojnë me dy gishta. /PCWorld Albanian

The post Instagram teston një mënyrë të re shfletimi appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Hakerët godasin The Wall Street Journal në mbështetje të PewDiePie

Mëngjesin e së Martës hakerët goditën The Wall Street Journal duke postuar një shkrim të ...