Home » Teknologji » Instagram tani ju lejon që të rishpërndani historitë në të cilat ju jeni përmendur.

Instagram tani ju lejon që të rishpërndani historitë në të cilat ju jeni përmendur.

Instagram ka njoftuar një tjetër ndryshim të ri në histori. Tani, kur dikush ju përmend në historinë e tij, do të keni mundësi që ta ripostoni atë në çast, duke shtuar foton ose videon në historinë tuaj.

Funksioni, i quajtur @mention Sharing, niset kur ju tagoni një përdorues në historinë tuaj. Një pop-up do të shfaqet duke thënë: “Përdoruesit e përmendur mund ta ripostojnë këtë histori për 24 orë.”

Personi i përmendur do të marrë një njoftim nëpërmjet mesazhit të drejtpërdrejtë që ata janë përmendur, së bashku me një lidhje “Shtoni këtë në historinë tuaj”.

Thjesht klikoni dhe historia do të shfaqet në një pamje të cilën mund ta rregulloni ose të vendosni tekst në të, stickers, dhe më shumë. Kur të shtohet, ndjekësit do të shohin emrin e përdoruesit original të postimit dhe ata mund ta klikojnë atë për të parë profilin e atij personi.

Ky përditësim vlen vetëm për llogaritë publike dhe tani është në dispozicion si pjesë e Instagram version 48 në Android dhe iOS. /PCWorld Albanian

The post Instagram tani ju lejon që të rishpërndani historitë në të cilat ju jeni përmendur. appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Apple mban aktivitet më 30 Tetor, priten modele të reja iPad Pro dhe MacBook

Ditën e sotme Apple dërgoi ftesë për mediat në një aktivitet që do të mbahet ...