Home » Software » Instagram do t’i ngjajë Snapchat-it!!!

Instagram do t’i ngjajë Snapchat-it!!!

Instagram vazhdon të huazojë veçori nga Snapchat dhe Twitter. Veçoria me fundit, e huazuar nga Snapchat, shfaq video në kohë reale për ngjarje të veçanta, në këtë rast për Halloween-in.

Nëse e keni hapur Instagram-in të shtunën, duhet të keni parë në fillim të faqes të shkruar “Shikoni videot më të mira për Halloween”. Duke klikuar tek kjo veçori, ju mund të shihni video të ndryshme që janë realizuar për Halloween nga përdorues të ndryshëm të Instagram-it.

Ideja është që të shfaqen përmbajtjet më popullore në Instagram rreth një eventi të caktuar.

w

“Kjo është një mënyrë e re për të përjetuar ngjarjet dhe momentet më të mira në kohë reale nga sytë e komunitetit të Instagram-it,” tha një zëdhënës i Instagram-it për Re/code, duke shtuar se ky është “vetëm fillimi” për kësi historish në rrjetin social.

r

Instagram nuk është e para që ofron një veçori të tillë. Snapchat ishte e para që ofroi veçorinë Live Stories, e cila shfaq përmbajtje nga evente të ndryshme, si koncertet apo ndeshjet sportive, direkt në Snapchat. Twitter më pas realizoi veçorinë “Moments” në fillim të muajit të kaluar, një veçori e ngjashme me “Live Stories” që përpilon cicërima në lidhje me evente të veçanta.

t

About Argent Mata

Check Also

Një tastierë virtuale në pëllëmbë të dorës???

Çfarë do të ndodhte nëse dora juaj do të punonte si një tastierë? Një studim ...