Home » Teknologji » Indikatori i fuqisë së sinjalit mund të fshihet në versionet e ardhshme të Android

Indikatori i fuqisë së sinjalit mund të fshihet në versionet e ardhshme të Android

Në një të ardhme të afërt, telefoni juaj Android do të fshehë cilësinë e lidhjes celulare.

Ishin zhvilluesit e XDA Developer të cilët vunë re një ndryshim në Projektin Android Open Source.

Operatorët celularë do të kenë një opsion për ç’aktivizimin e indikatorit të sinjalit celular i cili shfaqet nga ndërfaqja e statusit të kartës SIM në menunë Settings.

Megjithatë motivi pas këtij ndryshimi është i paqartë. Për detajet e plota teknike lidhur me këtë ndryshim, mund të lexoni postimin në XDA.

Shkurtimisht, nëse implementohet ky funksion, telefoni do të fshehë “fuqinë e sinjalit” nga Settings kur një kartë vendoset në të.

Ky ndryshim nuk ndikon në API-të e aplikacioneve të tjera që i shërbejnë këtë qëllimi si Signal Strengh apo LTE Discovery. /PCWorld Albanian

The post Indikatori i fuqisë së sinjalit mund të fshihet në versionet e ardhshme të Android appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Tesla ndërton fabrikën e parë jashtë Shteteve të Bashkuara

Tesla nënshkroi një marrëveshje me qeverinë Kineze për të ndërtuar një super fabrikë 860,000 metër ...