14 December 2018
Home » Teknologji » iCloud nuk funksionon në versionin e fundit të Windows 10-ës

iCloud nuk funksionon në versionin e fundit të Windows 10-ës

Rikthimi i Përditësimit të Tetorit 2018 në Windows 10 nuk ishte lajm i mirëpritur nga të gjithë.

Microsoft tha se është duke punuar me Apple për të adresuar një problem të iCloud në Windows i cili nxjerr jashtë funksioni sinkronizimin e fotove në versionin e fundit të Windows 10-ës.

Ky është problem serioz sidomos për dikë që ka nevojë të aksesojë në moment fotot nga kompjuteri i tij.

Se kur do të zgjidhet problemi mbetet për tu mësuar po dy kompanitë janë duke marrë masat e duhura.

Përdoruesit me iCloud për Windows të instaluar nuk do të mund të marrin përditësimin e fundit të Windows 10-ës dhe ata që përpiqen ta bëjnë manualisht do të njoftohen se iCloud nuk është funksional në këtë version. /PCWorld Albanian

The post iCloud nuk funksionon në versionin e fundit të Windows 10-ës appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Sipas një raporti të fundit flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S10, do të mbërrijë ...