Home » Teknologji » Hulumtuesit injektojnë maluer në një ADN për të hakuar një kompjuter

Hulumtuesit injektojnë maluer në një ADN për të hakuar një kompjuter

Hakerat kanë përdorur çdo taktikë dhe metodë sulmi për të kontrolluar një kompjuter, që nga çelësat USB tek e-mail-et e infektuara.

Megjithatë tashmë hulumtuesit e Universitetit të Washingtonit parashikojnë se një ditë mund të shohim viruse që infektojnë sistemet përmes ADN-së.

Është një koncept tejet futuristik por ja vlen të mendosh për të. Grupi i shkencëtarëve shpjeguan në një letër publike se është e mundur që të vendosësh maluerë në një molekulë gjenetike dhe të infektojnë me të një sistem që përpiqet ta analizojë.

Kjo metodë mund të përdoret për të sulmuar rrjetet kompjuterike universitare, laboratorët policorë dhe shkencës thjesht duke shtuar maluer tek një kampion gjaku.

Hulumtuesit thanë se ende nuk është koha për të ngritur alarmin lidhur me këtë çështje, por një gjë është e sigurtë, ato kanë testuar sulmin.

Puna e tyre doli në konkluzionin se mund të shtohet maluerë në materialin gjenertik dhe ndërsa kjo fushë zhvillohet dita ditës duhet të fillojmë të implementojmë masat të gjëra për të mbrojtur ADN-në tonë. /PCWorld Albanian

Letra hulumtuese

The post Hulumtuesit injektojnë maluer në një ADN për të hakuar një kompjuter appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

chartoftheday_12578_global_pc_shipments_n.jpg

Tregu i kompjuterave personalë arrin pikën më të ulët në një dekadë

Shitjet e kompjuterëve ranë vitin e kaluar në pikën më të ulët që nga 2006. ...