Home » Teknologji » Huawei thotë se procesori Kirin 980 është më i shpejtë sesa Apple A12 Bionic

Huawei thotë se procesori Kirin 980 është më i shpejtë sesa Apple A12 Bionic

Huawei pretendon se procesori Kirin 980 është më i fuqishëm sesa çipi i ri i Apple A12 Bionic pavarësisht se gjiganti i iPhone thotë që çipi i tyre është më i fuqishmi në botë.

Prodhuesi Kinez i telefonëve lëshoi këtë deklaratë ditën e sotme në drejtim të Apple nga Dubai ku po bënte një prezantim të produktit.

Çipi i Huawei u prezantua në IFA dhe vjen me arkitekturën 7 nanometër. Debutimin zyrtar do ta bëjë së bashku me flagshipin Mate 20 Pro më 16 Tetor.

Në IFA Huawei tha se Kirin 980 i cili ka në përbërje tetë bërthama (dy Cortex-A76 2.6Ghz; dy Cortex-A76 1.92Ghz dhe katër Cortex-A55 1.8Ghz) është më i shpejtë sesa Qualcomm Snapdragon 845 po me tetë bërthama (katër Cortex-A75 2.8Ghz dhe 4 Cortex-A55 1.7Ghz).

Apple prezantoi vetëm pak ditë më pas procesorin 7 nanometër A12 Bionic. Dimë se procesori i Apple ka gjashtë bërthama dy prej të cilave janë të performancës së lartë.

Ajo që vlen të theksohet është se bërthamat procesorike të A12 janë të dizajnuara nga Apple dhe kanë një avantazh të lartë performance me dizajnet e ARM që Huawei i përdor për procesorët Kirin.

Kirin 980 mund të rezultojë superior në tërësi por duke krahasuar në vete bërthamat nuk i bën dot ballë Apple A12 Bionic. /PCWorld Albanian

The post Huawei thotë se procesori Kirin 980 është më i shpejtë sesa Apple A12 Bionic appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që ...