Home » Teknologji » Huawei premton telefonin me ekran me palosje brenda një viti

Huawei premton telefonin me ekran me palosje brenda një viti

Huawei bëri të ditur se lançimi i telefonit me ekran që paloset do të bëhet brenda një viti sipas shefit ekzekutiv.

Richard Yu tha për gazetën Gjermane Die Welt se Huawei prej kohësh është duke punuar me këtë telefon.

Në fillim të muajit një ekzekutiv pranë rivalit Koreano Jugor Samsung tha se ka ardhur momentin që edhe kompania e tij të sjellë këtë telefon të shumëpërfolur prej katër vitesh.

“Pse po përdorni ende një kompjuter?” ishte pyetja që Yu i drejtoi gazetarit? “Sepse keni një telefon me ekran të vogël,” vijoi me përgjigjen.

“Ne kemi për ta ndryshuar këtë gjë.”

Ai tha se Huawei do të sjellë telefonin në fjalë brenda një viti.

Komentet e tij hedhin dritë mbi një konkurrencë të ashpër mes Huawei dhe Samsung.

Por sa e vërtetë është ideja e Yu për zëvendësimin e kompjuterit nga një telefon, mbetet për tu parë. /PCWorld Albanian

The post Huawei premton telefonin me ekran me palosje brenda një viti appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që ...