Home » Teknologji » HP prezantoi Spectre X360 me çipin e ri të Intel dhe AMD

HP prezantoi Spectre X360 me çipin e ri të Intel dhe AMD

HP vendosi të mos humbasë më shumë kohë për të përfituar nga avantazhet e një procesori të ri falë bashkëpunimit mes Intel dhe AMD.

Gjigandi Amerikan prezantoi HP Spectre X360 me ekran 15.6 inç 4K (3840 x 2160) bateria e të cilat mban për 12 orë me radhë.

Për këtë laptop HP do të përdorë një procesor të veçantë Intel Core i cili ka të integruar grafikat AMD Radeon RX Vega M.

Dy çipet lidhen së bashku përmes PCI Express 3.0. Grafikat e AMD vinë me memorien HBM2 e cila është më efikase ndaj energjisë se paraardhësi.

Procesori kryesor është i gjeneratës së tetë Intel Core i7-8550U. Laptopi ka 512GB memorie të brendshme, 16GB RAM dhe peshon 2 kilogram.

Tre vite më parë ky sistem do të kishte peshuar 2.7 kilogram. Laptopi ka një bosht i cili bën të mundur përdorimin e tij në disa modalitete.

Bateria e tij karikohet nga 0-50% në 45 minuta. Ekran 4K IPS ka 8.2 milion piksel dhe një shikueshmëri prej 178 gradësh. Gjithashtu ka Amazon Alexa, një laps dixhitale dhe USB-C.

HP gjithashtu ofron një version të Spectre X360 me grafikat Nvidia. /PCWorld Albanian

The post HP prezantoi Spectre X360 me çipin e ri të Intel dhe AMD appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...