Home » Computer » HP kopjon Microsoft, krijon një tablet të ngjashëm me Surface!!!!

HP kopjon Microsoft, krijon një tablet të ngjashëm me Surface!!!!

Si duket dizajni i tabletit Surface të Microsoft po tërheq virtualisht çdo kompani teknologjike. Apple, për shembull, krijoi tabletin iPad Pro, Google me tabletin Pixel C, dhe shumë kompani të tjera kanë krijuar tabletë të ngjashëm me tabletin e Microsoft-it.

x

Thuhet se edhe Dell po krijon një pajisje hibrid Windows 10, që do të jetë e ngjashme me tabletin Surface. HP prezantoi sot tabletin Spectre x2, që përmban një dizajn të ngjashëm me tabletët Surface.

xx

Disa nga veçoritë e tabletit Spectre x2 janë:

  • Ekrani: 12 inç Full HD
  • Pesha: 839 gramë
  • I hollë: 8mm
  • Procesori: Gjenerata e gjashtë Intel® Core™ m3, m5, m7.
  • RAM: 4GB, 8GB.
  • Hapësirë të brendshme: 128GB, 256GB, 512GB SSD.
  • Bateria: 10 orë bateri.
  • Kamera: Kamerë të pasme HP Truevision HD 8MP, kamerë ballore HP Truevision FHD 5MP, teknologjia Intel® RealSense™ R200.
  • Lidhje: Wi-Fi, 4G LTE, dy porta USB të tipit C
  • Aksesorët: USB të tipit C tek USB të tipit A, Lapsi digjital HP Active.
  • Sistemi operativ: Windows 10.(ict media).

About Argent Mata

Check Also

Gmail për iOS tani ka njoftime më të mençura

Google dëshiron t’ju ndihmojë të zvogëloni zhurmën e njoftimit duke përdorur IA për t’i dhënë ...