Home » Teknologji » Harrojeni Bitcoin, shpërthen Dogecoin

Harrojeni Bitcoin, shpërthen Dogecoin

Do ta kuptoni që investimi juaj ka qenë budallallëk kur të mësoni se keni hedhur para në një gjë e cila ka marrë fillesën nga një meme.

I tillë është rasti i Dogecoin, por që nuk është një investim i çuar dëm. Monedha kriptografike debutoi në 2013-ën dhe u inspiruar nga një foto e një qeni japonez.

Fundjavën e kaluar monedha arriti deri në 2 miliard dollarë në vlerë totale. Gjatë dhjetorit vlera e Dogecoin është rritur ndjeshëm.

Ndërsa monedha filloi si një parodi për boom-in që po karakterizonte bitcoin, themeluesi i saj Jackson Palmer padyshim është njeri me fat.

Monedhat Dogecoin prodhohen njëlloj si bitcoin duke përdorur fuqi kompjuterike.

Ndryshe nga bitcoin, nuk ka një limit prodhimi monedhash Dogecoin totali të cilave ka shkuar në 100 miliard deri në këto momente. /PCWorld Albanian

The post Harrojeni Bitcoin, shpërthen Dogecoin appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...