Home » Teknologji » Hakeri i Google i kërkon Tim Cook të dhurojë paratë që nuk janë dhënë nga Apple

Hakeri i Google i kërkon Tim Cook të dhurojë paratë që nuk janë dhënë nga Apple

Apple iPhone është një prej telefonëve më të sigurtë në botë, në mos më i sigurti.

Ky fakt interesant nuk i ka ndaluar hakerët të përpiqen të gjejnë probleme sigurie. Në 2016-ën Apple i ftoi të raportonin duke ofruar shpërblime të majme duke i penguar nga shitja tek startupe të tjera.

Në vitet e fundit, një prej gjahtarëve më të shquar të problemeve të sigurisë në iOS i cili punon për Projektin Zero ztë Google ka gjetur problem pas problemi.

Emri i tij është Ian Beer dhe disa e konsiderojnë si hakerin më të mirë të iOS.

Ditën e Mërkure në konferencën Black Hat në Las Vegas, Beer publikoi një mesazh në Twitter në drejtim të Tim Cook, duke i kërkuar të paguajë për çdo problem që ka raportuar që nga 2016 dhe kërkoi që këto para ti dhurohen Amnesty International.

Jo pak herë Beer shfaqet në buletinët e sigurisë të Apple për kontributet e tij në gjetjen e dobësive të sigurisë. /PCWorld Albanian

The post Hakeri i Google i kërkon Tim Cook të dhurojë paratë që nuk janë dhënë nga Apple appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Apple mban aktivitet më 30 Tetor, priten modele të reja iPad Pro dhe MacBook

Ditën e sotme Apple dërgoi ftesë për mediat në një aktivitet që do të mbahet ...