Home » Teknologji » Hakerat Rusë përdorin rrjetet e hoteleve për të hakuar punonjësit e administratës Amerikane

Hakerat Rusë përdorin rrjetet e hoteleve për të hakuar punonjësit e administratës Amerikane

Një grup hakerash me lidhje të afërta me inteligjencën ushtarake Ruse fshihej pas një fushate të egër sulmesh kibernetik ndaj hoteleve Evropiane në të paktën tetë vende muajin e kaluar.

Grupi i spiunazhit kibernetik APT 28 ishte përpjekur të vidhte fjalëkalime dhe kredenciale nga qeveritë perëndimore dhe udhëtarët të cilit përdornin rrjetet wi-fi të hoteleve për të infektuar më pas rrjetet e tyre.

Vala e sulmeve filloi javën e parë të muajit Korrik dhe shënjestroi udhëtarë që qëndronin në hotele në Evropë dhe Lindjen e Mesme tha firma e sigurisë FireEye.

Sipas hetimeve grupi i hakerave kishte lidhje të ngushta me qeverinë Ruse ndërsa APT 28 është cituar shpeshherë si një nëndrejtori e inteligjencës Ruse GRU.

Moska zyrtare ka mohuar akuzat. Sipas FireEye, hakerat kishin përdorur e-mail-e të infektuara për të nxitur punonjësit e hoteleve të shkarkojnë dokumente rezervimi të infektuara të cilat kishin maluerin Gamefish.

Në këtë mënyrë APT 28 mori kontrollin e rrjeteve wi-fi dhe tashmë mund të vidhnin çdo fjalëkalim mbi këtë rrjet. Sulmet shfrytëzonin të njëjtën dobësi që bëri të mundur ransomware WannaCry. (http://bit.ly/2vpHYyf)

Dobësia EternalBlue ishte karburanti i WannaCry duke prekur 150 shtete të botës.

Në 2016-ën një përdorues u mashtrua në një nga hotelet e sulmuara duke përditësuar Adobe Flash. Pas instaloi përditësimin e rreme një haker i APT 28 kishte hyrë në Outlook-in e tij 12 orë më vonë.

Përdoruesit në fjalë ishte një punonjës i administratës Amerikane i cili kur u kthye në punë infektoi rrjetin e organizatës së tij. /PCWorld Albanian

The post Hakerat Rusë përdorin rrjetet e hoteleve për të hakuar punonjësit e administratës Amerikane appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Nga dita e sotme përdoruesit e Linkedin mund të ngarkojnë video

Linkedin përdoret gjerësisht si një mjetë rrjetëzimi për bizneset, por edhe si një opsion për ...