Home » Teknologji » Google shtrëngon politikat e përdorimit të Youtube nga frika e përmbajtjeve ekstremiste

Google shtrëngon politikat e përdorimit të Youtube nga frika e përmbajtjeve ekstremiste

Alphabet, kompania mëmë e Google, tha gjatë fundjavës se do të implementojë më shumë masa të cilat do të identifikojnë dhe eliminojnë përmbajtjet terroriste dhe ekstremiste në platformën e saj të Youtube.

Si rezultat pozicioni i kompanisë ndaj videove të cilat përfshijnë përmbajtjet supremaciste dhe dhunë nxitëse. Krijuesit e tyre do të paralajmërohen se videot e tyre nuk mund të monetizohen e as rekomandohen edhe pse nuk shkelin në mënyrë të drejtpërdrejtë politikat e përdorimit të platformës.

Kompania vijoi duke thënë se masat e reja do të sjellin do të sjellin staf të ri dhe më shumë burime njerëzore. Një bashkëpunim i ngushtë me grupet anti-ekstremiste do të zërë vend.

Madje nën masat e reja, Google do të përpiqet të arrijë rekrutët potenciale të Shtetit Islamik përmes reklamave online për ti dërguar ata drejt videove me mesazhe anti-ekstremiste për të ndryshuar mendjen e tyre.

Civilë në Gjermani, Francë dhe Britani janë vrarë e lënduar në disa atentate terroriste vitet e fundit nga militantët e Shtetit Islamik. Javën e kaluar edhe Facebook ju bashkua kësaj lufte kundër ekstremizmit online. /PCWorld Albanian

The post Google shtrëngon politikat e përdorimit të Youtube nga frika e përmbajtjeve ekstremiste appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

1/4 e popullsisë së botës përdor rrjetin social Facebook

Facebook tha ditën e Marte se ka 2 miliard përdorues aktivë në muaj duke marshuar ...